I shpërtheu fishekzjarrja në fytyrë, vdes 50-vjeçari gjatë ndërrimit të viteve

Gary McLaren ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare teksa po priste ndërrimin e viteve me të fejuarën dhe miqtë në një festë në Pattaya, në lindje të Tajlandës.

Gary ishte me origjinë nga Corby, Northamptonshire ishte duke festuar në Miami para se të dilte jashtë e të përpiqej të shpërthente një fishekzjarr rreth 50 cm.

Dëshmitarët thanë se përpjekja e parë për ta ndezur dështoi, prandaj pas përpjekjes së dytë, i doli tymi dhe i shpërtheu në fytyrë duke e hedhur në tokë.

Policia dhe mjekët arritën me urgjencë në vendngjarje dhe u përpoqën ta kthenin në jetë, por u shpall i vdekur në vendngjarje.