Chelsea tashmë po përballet me probleme në rritje të lëndimeve në fillim të sezonit.
Mauricio Pochettino e shijoi humbjen e parë te Blutë dhe ajo erdhi nga West Hami në fundjavën që shkoi me rezultat 3-1, ndërsa nga dita në ditë ka humbur edhe disa lojtarë kyç.
Golashënuesi Carney Chukwuemeka është një tjetër që ka pasur një problem në dy ndeshjet e para të sezonit, duke çuar në akoma më shumë zhgënjim për trajnerin argjentinas.
Më poshtë mund t’i shikoni listën me lëndimet e Chelseat dhe kur ata mund të rikthehen sipas Evening Standard.
Reece James
Fatmirësisht për Blutë, Pochettino këmbënguli që James po shikonte një datë kthimi disa javë larg sesa muaj.
Me këtë në mendje, një rikthim pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar duket i mundshëm.
“Nuk bëhet fjalë për disa ditë, ndoshta disa javë, por gjëja më e rëndësishme është evolucioni. E mira është se nuk është një çështje e madhe”, deklaroi trajneri i i Bluve javën e kaluar.
Data e mundshme e kthimit: Shtator 2023
Christopher Nkunku
Francezi bëri përshtypje gjatë para-sezonit, por u shkatërrua mizorisht nga një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të turneut të klubit në SHBA.
Nkunku iu nënshtrua një operacioni dhe nuk pritet të kthehet për disa muaj.
Data e mundshme e kthimit: Nëntor 2023
Carney Chukwuemeka
Carney Chukwuemeka shënoi golin e tij të parë të Chelsea kundër West Ham, por u detyrua të largohej për shkak të një lëndimi në pjesën e parë.
19-vjeçari u pa duke u larguar me paterica nga stadiumi i Londrës dhe mbete të shihet se sa do të mungojë.
Data e mundshme e kthimit: Ende e pazbuluar




