Kryetari i komunës së Haraçinës z. Daut Beqiri ishte sot në terren për të inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën 14, ku po bëhen punimet përgatitore për asfaltimin e kësaj rruge.
“Jemi këtu për t’u siguruar që gjithçka po punohet sipas standardeve dhe marrëveshjes. Nuk do të lejojmë që të bëhet asfaltimi i kësaj rruge pa u verifikuar që kompania përmbush të gjitha kushtet e kontratës. Nga përvoja e mëparshme me ish-pushtetin, kur u asfaltua rruga 4 në Haraçinë, rruga te xhamia “Neda” filloi të dëmtohej menjëherë pas 2-3 javësh. Andaj, jemi këtu që të mos lejojmë të përsëriten gjëra të tilla.
Qëllimi ynë është i qartë: qytetarët e Haraçinës meritojnë rrugë cilësore dhe punë të përgjegjshme”, ka deklaruar Dauti, përcjell Alfax.mk
Maqedoni I pari i Haraçinës: S’do lejojmë asfaltim pa u verifikuar që kompania...






