I nxehti shkakton thatësira, zbrazen rezervat e ujit në Gazi Babë e Radishan

Temperaturat e larta ngjallin nevojën për më shumë freski dhe kjo ka bërë që gjatë 40 ditëve të fundit sasia e shfrytëzuar e ujit të pijshëm në bazë ditore në Shkup të jetë për 30 mijë kub më shumë se gjatë periudhës janar-prill.

“Duhet të keni kujdes me përdorimin e ujit, ose më saktë, me shpërdorimin e tij. Nga “ Ujësjellës dhe Kanalizime apelojnë që të tregoheni sa më shumë të kujdesshëm, sepse sa më shumë të shpërdoroni ujin e pijshëm, aq më pak do të keni për të pirë”

Në Rashçe rezerva uji ka edhe nëse për dy apo tre muajt e ardhshëm nuk ka reshje shiu. Megjithatë situata shfaqet më problematike në rezervuarin në Gazi Babë dhe në Radishan, kur qytetarët shfrytëzojnë natën për të freskuar dhe për të ujitur oborret, për të larë veturat dhe situate të ngjashme. Por ky problem është shfaqur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit. Kjo ka bërë që prej më 22 qershor të aktivizohen dy puse, ai në Nerez dhe Lepenc, nga 7 sa janë në dispozicion. Nga ujësjellës dhe kanalizime thonë se shpresojnë në vetëdijesim më të lartë të qytetarëve, megjithatë nëse kjo nuk ndodh zgjidhja shihet tek ligji.

Gjithsesi duhet të punojmë në ndërgjegjësimin tonë, për shfrytëzim racional të ujit për pije dhe të kuptojmë se uji është për t’u pirë dhe jo për t’u keqpërdorur për punë të panevojshme, sidomos në këtë periudhë me temperature kaq të larta të pranishme tashmë rreth një muaj e gjysmë. Ne jemi çdo ditë në terren dhe të gjitha kyçjet ilegale që do të konstatohen sanohen në dy mënyra, me shkyçje nga sistemi për ujë për pijë dhe procedim mëtejmë në organet kompetente, siç parashikohet në dispozitat ligjore”, tha Zoran Nedevski–“Ujësjellës dhe Kanalizime.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se temperaturat e larta në vend do të mbizotërojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim./Alsat