I moshuari nga Ohri thotë se një menaxher nga Tetova i ka marrë 19 mijë denarë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një 63-vjeçar ngaOhri ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person, menaxher i një lokali në Tetovë me 19 mijë denarë.

“Më 04.08.2022 në ora 13:10 në Stacionin Policor Gostivar, një 63 vjeçar nga Ohri ka raportuar se me datë 03.08.2022 është mashtruar nga një person për shumën prej 19.000 denarë. Sipas denoncimit, personi i ka telefonuar dhe është prezantuar si menaxher i një lokali hotelie në Tetovë dhe i ka porositur pajisje horelierik. Siç është raportuar, personi i ka kërkuar që kur të vinte nga Ohri në hyrje të Gostivarit të takohet me një person tjetër, të marrë pjesë për një autokombajne dhe ta paguajë dhe kur të takohen në Tetovë ai do t’i japë paratë. Gjithashtu, sipas kallëzimit, pasi i ka dhënë paratë, ai e ka telefonuar dhe kërkuar personin por nuk ka mundur ta gjejë, me çka ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.