I mahnitur nga mirëpritja në Kosovë, Luiz Ejlli: Përulem para jush familja ime e dytë

Bashkë me të ishin edhe disa prej yjeve të filmit, përfshirë protagonistë Olta Gixhari.

Mirëpritja për kastin ishte e jashtëzakonshme, një numër i madh i fansave të tyre u mblodhën për t’i parë nga afër.

Foto: Screenshot/Instagram

Pas premierës, artisti nga Shkodra ka ndarë një moment për t’i falënderuar fansat në Kosovë që ishin të pranishëm.

Ejlli postoi një video ku shihet i rrethuar nga admiruesit e tij teksa realizonte foto me disa prej tyre.

 

“Përulem para jush o familja ime e dytë”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e postimit.

Ndërsa, kujtojmë që Luizi përveç që është protagonist në film, ai gjithashtu ka realizuar kolonën zanore të tij “Pa ty”.