“I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?

Gjerman jo shaka ..

Një ngjarje e tillë është dokumentuar nga media ndërkombëtare “Associated Press”, e cila në një fshat të Prizrenit dëboi edhe të fundit ushtarë serbë.

Mbetet ikonik diskutimi i komandantit gjerman, Helmut Harff, i cili në debat e sipër me një oficer serb, i bëri me dije se po i përfundon koha e largimit.

“30 minuta i ke kohë për të lënë Kosovën” ishte deklarimi i komandantit Harff, i cili pasi shkëmbeu edhe disa fjalë me oficerin serb i tha: “Këtu përfundon diskutimi, të kanë mbetur edhe 28 minuta”.

Në xhirime më pas shfaqen ushtarët e dorëzuar serbë, që në këmbë marrin rrugën për në Serbi