I iku burgut prej 2 vjetësh, policia kapi kriminelin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar sot një 49-vjeçar, pasi i njëjti kishte refuzuar të mbajë dënimin me burg prej 2 vjetësh.

“Sot (01.06.2021) në ora 13:50, zyrtarë policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar, në rrugën “Indira Gandi” në Shkup e kanë privuar nga liria, E.E. (49) nga Shkupi, i cili është kërkuar me fletarrest nga Gjykata Themelore e Shkupit për mbajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh”, njoftojnë nga MPB-ja./TV21