I fshehën peshqit në vendin e gomës rezervë, arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Maqedoni

Policia e stacionit policor të kalimit kufitar Qafë-Thanë ka ndaluar dy shtetas nga Shqipëria, pasi në veturën e tyre tip “Shkoda” me targa të Shqipërisë, janë gjetur 232 peshq të llojit “Trofta e Ohrit”, të cilët konsiderohen si tregti e paligjshme.

“Sot (12.02.2023), pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra paraprakisht, zyrtarët policorë të Njësisë së Krimit Ndërkufitar Strugë dhe Stacionit Policor të Kalimit Kufitar Qafë-Thanë kanë ndaluar shtetasit H.F.(22) dhe C.E.(22) në dalje nga vendi, të dy shtetas të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve Škoda me targa shqiptare, u gjetën 232 copë “Troftë Ohri”, të cilët ishin objekt i tregtisë së paligjshme nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Shqipërisë.”- thuhet në njoftimin e policisë.