I fshehën parat në tavanin e kamionit, sekuestrohen 50 mijë euro në Durrës

Dy raste të mosdeklarimit të parave në kufi janë parandaluar në Durrës, çka ka sjellë sekuestrimin e 50.000 eurove dhe procedimin në gjendje të lirë të dy shtetasve.

Kështu, u procedua shtetasi B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara, si dhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez.

Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.