I frustruar, cinik, nervoz, plot stres dhe në panik/ Ja kujt i shpalli luftë të hapur Vuçiqi në konferencën e djeshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të dielën në një konferencë për media tha se askush nuk i ka prekur policët dhe se sipas tij asgjë e keqe nuk ka ndodhur me ta.

“Asgjë nuk ju mungon, nuk kanë asnjë mavijosje, askush nuk i ka prekur. Dhe në të gjitha deklaratat e tyre kontradiktore ku njëri thotë jo nuk kemi ecur, dhe tjetri thotë se ecëm,  eca pak, u ngjita pak, pastaj ecëm pak më tej, u larguam nga vetura. Pra, çfarë ishin duke bërë,  po mblidhnin kërpudha”, u shpreh presidenti serb në mënyrë ironike.

Po ashtu, ai tha se rreth rastit i kanë dërguar një letër EULEX-it.

“I dërguam një letër EULEX-it, në të cilën thoshim, mendoj se është gjëja më e ndershme në botë. Që ta dini, ne nuk do t’i parandalojmë gënjeshtrat e tyre. As perëndimore, as shqiptare. Sepse ata punojnë së bashku. Të vetmit që mund të them se nuk ishin të pasaktë ishin komanda e NATO-s dhe ushtarët e KFOR-it që nuk ishin të pasaktë”, theksoi Vuçiq.

E me këtë deklaratë, sipas analistit politik Rexhep Elezaj, Vuçiqi j shpalli  luftë të hapur NATO-s, EULEX-it dhe Kosovës.

Kjo pasi sipas tij, Vuçiq lëshoi gënjeshtra dhe akuza të papara deri më tani kundër bashkësisë ndërkombëtare.

“Në konferencën e sotme të mbajtur në Beograd para gazetarëve, kreu i Serbisë, A. Vuçiq, për afër një orë, me theks të veçantë foli rreth Kosovës dhe situatës në veri, duke lëshuar gënjeshtra dhe akuza të papara deri më tani kundër bashkësisë ndërkombëtare, e cila, siç tha, po e kërcënon Serbinë për çdo 24 orë, duke e përkrahur “foshnjën” e tyre, A. Kurtin, i cili po bën terror mbi popullin serb në Kosovë, tha ai..!? 

Me një fjalor dhe ton mjaft të ashpër, me një zë kërcënues dhe akuza të shpifura, në fakt i shpalli luftë të hapur NATO-s, sidomos EULEX-it, të cilin e ofendoi me shprehje shumë të rënda, për gjoja monitorim të rrejshëm të situatës në Kosovë, duke e quajtur qeverinë e Kosovës, si grupe bandash, të cilat po plagosin dhe gjuajnë me armë banorët serb, vetëm se janë serbë, duke i përmendur me radhë rastet e burgosjeve të serbëve të pafajshëm në veri, siç ishin burgosjet e fundit të disa kriminelëve në veri, të cilët i lënduan ushtarët e KFOR-it dhe disa gazetarë shqiptarë”, u shpreh Elezaj dje në një shkrim për gazetën “Bota sot”.

Më tej analisti tha se, presidenti serb i vendosu kushte Brukselit, pa plotësimin e të cilave nuk do të marr pjesë në dialog.

Image

Analistit politik Rexhep Elezaj

“Në vazhdim tha, se organet shtetërore të Serbisë, ditët në vazhdim do marrin disa vendime serioze të cilat do t’i befasojnë të gjithë, ngase sipas tij, Serbia nuk do lejon poshtërimin dhe shpërnguljen e serbëve me dhunë nga pushteti terrorist i Krahinës Autonome të Serbisë, sepse unë jam kryetar i të gjithë serbëve në Kosovë dhe Metohi..!? 

Pra, ai hapur i vendosi kushte Brukselit, pa plotësimin e të cilave, nuk do të merr pjesë në asnjë takim për dialog, i cili për të, nuk ka më asnjë kuptim, duke i cekur një nga një kërkesat e tij; 

1.) tërheqjen e 4 kryetarëve ilegjitim nga ndërtesat e komunave, 

2.) tërheqjen e policisë nga veriu, 

3.) lirimin e gjithë serbëve të burgosur nga ana, e të ashtuquajturit pushtet në Prishtinë”, nënvizoi ai.

Elezaj u shpreh se Vuçiqi bëri kërcënime të hapura ndaj vendeve që e përkrahin kryeministrin Kurti.

E me gjithë këto sjellje analisti shprehet se Vuçiq i ngjante ish shefit të tij, kriminelit Sllobodan Millosheviç.

Këtu duhet nënvizuar patjetër faktin, se kreu fashist i Serbisë, A. Vuçiq, gjatë paraqitjes së tij një orëshe, ishte mjaftë i frustruar, cinik, nervoz, plotë stres dhe në panik, i cili në disa çaste i kërcënonte edhe gazetarët e vet që flisnin me zë në sallë derisa ai po fliste, pra duke bërë kërcënime të hapura ndaj shteteve të cilat po e përkrahin A. Kurtin, përveç Italisë dhe Hungarisë të cilat i falënderoi publikisht, duke thënë se “Serbia është e mbështetur për muri, dhe se ajo nuk ka ku të shkojë përtej këtij presioni, përveç se të mbrohet që ta ruan Serbinë”..!? 

Me një fjalë, duke folur në stilin e ish shefit të tij të dikurshëm, S. Millosheviqit, nuk la gurë e dru pa gjuajtur kundër shqiptarëve, NATO-s, dhe EULEX-it, të cilët, siç tha, po e mbajnë të okupuar një pjesë të territorit të Serbisë (Kosovën, v.j.)!?”, përfundoi analisti.