I erdhi fundi edhe serialit turk “Më fal”, pas 12 vitesh përfundon

Është një ndër serialet më të popullarizuara që për më shumë se një dekadë, ka mbajtur shqiptarët të lidhur me temën e tij.

Bëhet fjalë për serialin turk “Më fal” i cili këtë javë ka përfunduar edhe për publikun shqiptarë pas 12 viteve.

Dashuri, xhelozi, tradhti dhe gënjeshtra të shumta e veçuan çdo episod të këtij seriali.

Pjesë e serialit ishin emrat më të njohur të kinematografisë turke, në mesin e tyre ishte edhe Gay Turgut, Şeyma Korkmaz, Ulviye Karaca, Mert Altınışık.

Në Turqi ky serial kishte përfunduar në vitin 2018.

“Më fal” do të pasohet nga “Mos më braktis”.