I dyshuari për vrasjen e djeshme në Novosellë në kërkim nga policia

Kësisoj së fundi nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës është kërkuar ndihmë për bashkëpunim në gjetjen e personit të akuzuar për vrasjen e djeshme që ndodhi në fshatin Novosellë të Pejës.

Faton Bislimi, 47 vjeç akuzohet për veprën penale : Vrasje.

“Personi konsiderohet te jete i rrezikshëm dhe i armatosur.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

I njëjti është përshkruar në detaje nga policia, ndërsa të gjitha ata që kanë informacione për të njëjtin mund të informojnë menjëherë në numrat kontaktues të dhënë nga policia.

Duhet përkujtuar që vrasja e djeshme ndodhi në mes anëtarëve të familjes, ku dyshohet se Bislimi privoi nga jeta djalin e axhës së tij përmes të shtënave me armë.

Vrasja madje thuhet se ndodhi në sy të bashkëshortes dhe fëmijës së viktimës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitroloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armës, 890 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pesë predha poashtu kalibra të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/