I dyshuari për vrasjen e 18 vjeçares sot del para Gjykatës

Arbër Sejdiu, i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj, sot pritet të dalë para Gjykatës së kësaj komune.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Albënora Bekteshi.

Ajo ka treguar se seanca dëgjimore pritet të mbahet paradite.

Arbër Sejdiu, sipas Prokurorisë, gjatë gjithë kohës ishte në vendngjarje dhe ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës duke kontribuar në vdekjen e 18 vjeçares, të dielën në Ferizaj./21Media