Këngëtarja e mirënjohur, Vesa Luma prej vitesh është tërhequr nga muzika duke iu përkushtuar jetës private.
Artistja zgjodhi të largohej nga Kosova dhe bashkë me partnerin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre nisën një jetë të re në Zelandën e Re.
Por, çifti janë kthyer për pushime në Shqipëri dhe me sa duket qëndrimi i tyre këtë herë do të jetë më i gjatë.

Kjo sepse Vesa ka zbuluar se po planifikon të rikthehet në muzikë me projekte të reja.
Në disa postime në InstaStory, Luma fillimisht ka reaguar ndaj kolegëve të saj që po përdorin këngët e saj në koncertet e tyre pa lejen e këngëtares.
Ndërkohë, në një postim të dytë, Vesa u shpreh se ka reflektuar dhe se po e mendon rikthimin në industrinë e muzikës.





