Portieri legjendar, Gigi Buffon është tërhequr nga futbolli aktiv në moshën 45-vjeçare.
Këtë e raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – i cili thotë se për Buffonin aventura në Parma ishte e para dhe e fundit, shkruan Lajmi.net
Buffon së fundmi ishte duke luajtur te Parma dhe ishte shumë afër ta rikthente ekipin e famshëm në Serie A, por dështuan në ndeshjet e play-offit.
Ish-portieri i Juventusit largohet me një bagazh të madh suksesesh në botën e futbollit.
Fitoi Kupën e Botës me Italinë, që ishte ndoshta trofeu më me vlerë që ka fituar portieri legjendar. Në gjithë karrierën, ai zhvilloi rreth 1100 paraqitje me klubet dhe shtetin e tij, fitoi 29 trofe.
Kupa e vetme që ai s’e ka fituar dhe që do t’i mbetët në kujtime gjithmonë, është UEFA Champions League edhe pse luajti në finale./Lajmi.net/




