I dënuar me 5 vjet burg në Torino, arrestohet në Dibër

Policia Kufitare e Bllatës në Dibër ka vënë në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Kështu falë bashkëpunimit me strukturat e Hetimit të Krimit në Dibër është vënë arrestuar me qëllim ekstradimi 41-vjeçari Kleant Keshi alias Gentjan Hysa.
Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore”.