MPB njofton se më datë 03.03.2026, në ora 21:23, në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, përkatësisht në fshatin Toplicë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Gostivar kanë privuar nga liria personas Xh.K. (63) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit.
Gjatë ndërmarrjes së masave pas një aksidenti komunikacioni të ndodhur më parë, në të cilin ka qenë i përfshirë Xh.K. me automjetin e udhëtarëve „Opel“ me targa të Gostivarit, është konstatuar se ai ishte nën efektin e alkoolit, ku pas matjes i janë gjetur 1,79 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.





