I dashur xhemat edhe nesër jemi të penguar ta falim Xhumanë

Tē nderuar besimtar xhemat të xhamis qendrore Medah Studeniçan, po ashtu me keqardhje po u lajmëroj se neser e xhuma-e premte, ne përsëri të penguar e nuk do të mundemi të falim namazin e xhumas. Por dhashtë Zoti që mos të na i humbë sevapet-mirësitë e kësaj dite, ne do bëjmë përpjekje të i lutëmi të Madhit Zot, andej ku dhe ka jemi e gjimdemi, me lutjen e Junusit a.s.nga barku i peshkut-Balenës, e nga thellësia e detit. Duke i pranuar fajet, lëshimet, gabimet, dobësitē tona,me fjalët: I Pastër je nga të metat o Zot i yni, ne i pranojmë lëshimet tona dhe nëse Ti nuk na i falë ne do të jemi tē humbur, na fal neve o I Madhi Zot. Falni nga dy apo katër reqat namazi-duha, një orë apo dy orē para namazit të drekës, është mustehab-e vlefshme, pastaj lexonja kaptirën-surën El qehf dhe pastaj falnja namazin e drekës në shtēpit tuaja apo aty ku gjindeni. Preferohet të mbajni distancë -largësi ndaj njëri tjetrit nëse faleni me xhemat namazin. Lutuni dhe dhashtë Zoti që të na e largon sa ma shpejt kët gjëndje të rēndē, mbahuni udhëzimeve dhe rekomandimeve mjeksore, ndihmoni të gjithē në zhdukjen e këti virusi dëmtues, pa marëparasysh se nga dhe si ka ardhë, lufta është e përbashkët humbës jemi të gjithë,edhe pse besojm në përcaktimin e Zotit, nga ajo ikje nuk ka, ikja nga kaderi-përcaktimi të çon në kader. Por me duarët tona dhe me vetëdijen tonē, nuk duhet të bëjmē vetvrasje apo vetzhdukje dhe humbje. Besimtari i fuqishëm dhe i shëndosh ēshtë më i mir se ai besimtar i dobët. O Zot ktheje forcën dijen dhe dinjitetin te bisimtarët. Amin

Ibrahim Shabani.