I bëri presion ish i dashuri, vajza nga Peja tenton të vetëvritet

Një vajzë nga Peja ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ka deklaruar se ka pasur presion nga ish i dashuri i saj dhe ka tentuar të vetëvritet

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Pejë, ku viktima ka deklaruar se nga presioni që ka pasur nga ish i dashuri i saj, ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja e banesës në të cilën jeton.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se pas tretmanit mjekësor, viktima është liruar ndërkaq rasti është duke u hetuar./GazetaExpress/