A do të ketë takim Kurti-Mustafa? Flasin nga Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja pritet të rikthehen sot në tryezën e bisedimeve edhe pse nuk ka asgjë zyrtare.

Në media është raportuar për një takim të mundshëm mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Lajmi.net ka kontaktuar me zyrtarë të Vetëvendosjes për të kuptuar nëse do të ketë ndonjë takim mes dy liderëve.

Zëdhënësi i kësaj partie Arlind Manxhuka ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Deri tani nuk ka asgjë zyrtare sa i përket takimit mes Kurtit e Mustafës”, ka thënë shkurt Manxhuka për lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme të dyja partitë kanë deklaruar se janë të gatshme për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Kreu i VV-së, Albin Kurt pas takimit me presidentin e vendit Hashim Thaçi, ka thënë se janë të gatshëm të takohen me LDK-në kurdo që ata janë të gatshëm.

Ndërsa pas mbledhjes së kryesisë, LDK përmes një komunikate për media ka deklaruar se kjo parti edhe njё herё shpreh gatishmërinë qё tё vijoj bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit. /Lajmi.net/