I afërmi ia dërgoi për skrap veturën që ia kishte huazuar

Një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një i njohur i tij, përcjell TV21. Sipas raportimit, ai i kishte huazuar automjetin e tij „BMW“ personit në fjalë, i cili e kishte dërguar për skrap.

“Më 29.03.2026 në ora 12:00 në SPB Tetovë, një 35-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një i njohur i tij A.Xh.. Sipas denoncimit, ai ka kërkuar t’i marrë huaj automjetin e tij „BMW“, ndërsa pasi e ka marrë e ka njoftuar se ka një defekt dhe e ka lënë te një mekanik. Siç është denoncuar, pas tentativave disaditore për të rënë në kontakt dhe për të marrë mjetin mbrapsht, më 28.03.2026 është përballur me mekanikun i cili ka pranuar se automjetin e ka dërguar në një parcelë për automjete të vjetërsuara në fshatin Sllatinë. Gjithashtu, sipas denoncimit, ai e ka gjetur automjetin e dëmtuar aty dhe pronari i ka thënë se e ka blerë nga mekaniku. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Policia e Tetovës.