Hysni Ismaili së bashku me Ziadin Selën takohen me mërgatën shqiptare në Berlin

Ministri i Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe përfaqësues tjerë të ASH-së, sot kanë realizuar takim me diasporën shqiptare në Berlin.

Gjatë takimit, u fol mbi zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, koalicionimin parazgjedhor mes AlternAtivA-s dhe ASH-së, si dhe mobilizimin maksimal që duhet të jep mërgata shqiptare drejt fitores së 12 prillit.