Haradinaj: Heqja e taksës nuk sjell njohjen e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar që deri në fund të  këtij viti Serbisë do t’i ofrohet një zgjidhje për Kosovën, por që nuk e di se a do të munden ta pranojnë. Ai  këtë e tha në një intervistë për mediat serbe. “Do të ofrojnë një zgjidhje të cilën ne nuk do të jemi në gjendje ta pranojmë. Jam i bindur për këtë, dhe kjo do të ndodhë këtë vit. Do të përpiqen të na japin garanci për BE, por me kusht që ta njohim Kosovën, dhe do të na ofrojë status të veçantë për serbët në disa zona. Dhe çfarë atëherë? Unë do ta pyes popullin. Para tre vjetësh e pyeta, dhe askush nuk e deshi këtë”, tha Vuçiq.