Hyseni: Partitë që refuzojnë ftesën e Ahmetit do të bartin përgjegjësi të mëdha (VIDEO)

Analisti Blerim Hyseni, gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, deklaroi se se çdo subjekt politik që nuk do ta pranonte ftesën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti për një takim të përbashkët, do të kenë përgjegjësi të mëdha. “Mendoj se është një iniciativë e mirë për koordinimin e partive politike shqiptare dhe ky koordinim rrjedh nga “Platforma” e partive shqiptare që e kanë nënshkruar të gjitha subjektet politike që Tryeza e partive politike të mbahet në vazhdimsi dhe të koordinohen partitë politike. Mendoj që tani pas zgjedhjeve është me rëndësi që subjeketet politike shqiptare të koordinohen mes vete dhe të mos vrapojnë secila pas pjesmarrjes në pushtet. Koordinimi mes partive politike do të rezultonte me realizim të premtimeve të dhëna. Nëse e analizojmë situatën e shohim se qytetarët vazhdimisht kanë apeluar për koordinim dhe unifikim të subjekteve politike shqiptare karshi pjesëmarrjes në qeveri dhe realizimit të qëllimeve të tyre programore. Mendoj se çdo subjekt politik që nuk do ta pranonte një ftesë të tillë do të mbarte përgjegjësi të mëdha”, tha analisti Blerim Hyseni në prononcimin e tij për gazetën LAJM. Deklatarën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Hyseni: Partitë që refuzojnë ftesën e Ahmetit do të bartin përgjegjësi të mëdha (VIDEO)

Hyseni: Partitë që refuzojnë ftesën e Ahmetit do të bartin përgjegjësi të mëdha (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Monday, August 10, 2020