Ishalla kjo nuk ndodhë kurrë nuk janë pasoja për individët, janë pasoja për shtetin e Kosovës. Kështu deklaroi ish – ministri i Jashtëm Skender Hyseni duke iu referuar pretendimeve për shpalljen non grata të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sipas Hysenit Kosova do të hynte në fazën e një stagnimi afatgjatë kohorë.
“Amerika mund të lodhet një ditë siç është lodhë në Afganistan ka provuar 20 vite me i bë njerëz pas 20 vitesh e ka pa që ata nuk mund të bëhen njerëz. Nuk po tërheq paralele mes Kosovës dhe Afganistanit, mirëpo të thuash që unë bëj çfarë të dua brenda në Kosovë sepse përkrahjen e Amerikës e kam të garantuar përjetësisht, është leximi më marrok, është leximi më i çmendur i një situate”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit”.Madje Hyseni tha se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës shteti ynë nuk ka të ardhme të sigurt, sa i përket segmentit të sigurisë dhe jo vetëm.
“Ata që thonë ne jemi shtet i pavarur së pari duhet të ia bëjmë një pyetje vetes faë kujt e je shtet i pavarur dhe kush të ka bë do me thënë, faleminderit derisa më nxore nga gremina… shikoni ky është interpretim tejet sipërfaqësor i një situate. Nuk mund të sillesh me aq mosmirënjohje ndaj një shteti pa të clin nuk ke të ardhme të sigurtë më e pakta në segmentin e sigurisë dhe jo vetëm”, tha Hyseni.