Hyrja në Greqi vetëm me çertifikatë evropiane vaksinimi

epa08520653 A car heading towards Greece at the border crossing 'Evzoni' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Nga nesër, Greqia e heq masën e vendosur më 19 dhjetor të vitit 2021 për testin e detyrueshëm PCR ose test të shpejtë për udhëtarët e vaksinuar dhe të pavaksinuar për hyrje në vend, masë që vlente edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Të vaksinuarit dhe ata që kanë kaluar Kovid-19 dhe kanë certifikatë të vlefshme evropiane, nga nesër do të udhëtojnë lirshëm në Greqi, pa pasur nevojë për testime shtesë, ndërsa për të tjerët është e nevojshme rezultat negativ apo test PCR ose test i shpejtë, në përputhje me ndryshimet në masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër, ndërsa janë të vlefshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Shëndetësisë Tanos Plevris tha se për ata të cilët kanë certifikatë të vlefshme evropiane nuk do të nevojitet test për udhëtim në Greqi. Nga e hëna 7 shkurt hyrja në vend për ata të cilët kanë certifikatë aktive evropiane do të jetë pa test të detyrueshëm, theksoi Plevrisi.

Siç është praktikë në Greqi, të gjitha rregullat për udhëtim në vend hollësisht do të shpjegohen në vendimin ministror që do të publikohet në Gazetën Zyrtare. Vendimi i fundit ministror nga 24 janari është në fuqi deri të hënën në orën gjashtë të mëngjesit dhe parashikon test të detyrueshëm PCR apo test të shpejtë për të gjithë udhëtarët pa dallim të kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në vend dhe pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo. /kLANMACEDONIA/