‘Hyrem’ nuk njihet pas ndryshimit drastik në pamje

Meyrem Uzerli, e cila për shqiptarët u bë e njohur në rolin e Sulltaneshës Hyrem në serialin “Sulltani i madhërishëm”, ka ndryshuar shumë prej asaj kohe.

Madje, aktorja në fotosesionin e fundit mezi njihet. Në disa prej fotografive, ajo pozoi me flokë të shkurtra me ngjyrë të zezë dhe dukej krejtësisht tjetër njeri.

Në imazhet që ndau me ndjekësit nga ky set fotografik, Meyrem dukej atraktive teksa pozoi me veshje të ndryshme, nga të brendshmet deri tek pantallonat.

Në foton e fundit, aktorja pozoi sërish me flokë të shkurtra, por tani ngjyrën e kishte atë me të cilën jemi mësuar ta shohim zakonisht.

Për ndryshe, pas rolit të Sulltaneshës Hyrem, Meyrem Uzerli është angazhuar edhe në disa projekte tjera filmike dhe është komentuar shumë edhe për jetën private.