Ish deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, në intervistën e tij për gazetën LAJM, ka kritikuar funksionimin e partive të reja shqiptare, të cilat shkelin të gjitha parimet dhe premtimet kur bëhet fjalë për tu bërë pjesë e pushtetit. Hyrja tyre në Qeveri pa asnjë kriter, sipas Fazliut, vetëm forcon BDI-në dhe ulë besimin e subjekeve tjera shqipare.
“Fatkeqësisht nuk shohim më sistem vlerash në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Mënyra se si kanë funksionuar deri tani partitë politike është: Hyn e dil, Isuf Qamil, në Qeveri. Kanë pritur radhë për të hyrë në Qeveri, për tu bërë bashkë me Ali Ahmetin. Dakord hyrja e tyre në Qeveri, por nuk bënë dicka për qytetarët. Përfunduan si leckë që i përdori BDI-ja për ta ruajtur pushtetin”, tha ish deputeti Bekim Fazliu.






