Huston Rockets fillojnë sezonin me humbje

Një Houston Rockets pësuan nga një skuadër më e ulët në NBA me një humbje të ngushtë 128-126 të cilën ja shkaktoi ekipi, Portland Trail Blazers, transmeton lajmi.net.

Rockets kishin vetëm nëntë lojtarë në dispozicion, një mbi minimumin që lejohet nga NBA, pas dy rezultimeve pozitive ndaj COVID-19 dhe katër të tjerëve që u cilësuan si kontakt me të sëmurët.

Hapja e tyre e sezonit e planifikuar të Mërkurën kundër Oklahoma City ishte shtyrë shkaku i COVID-19.

Trepikëshi i CJ McCollum me 6.9 sekonda të mbetura vulosi fitoren për Portland Trail Blazers.

Kjo erdhi pasi një trepikësh nga James Harden me 15.3 sekonda të mbetura kishte dhënë avantazhin Rockets 126-125.

Harden, i cili pati një paraqitje fantastike, përfundoi me 44 pikë dhe 17 asistime, një nga paraqitjet më të larta në karrierë, ai u kthye pasi u gjobit me 50 mijë dollarë nga NBA për shkelje të protokolleve të COVID-19.

Christian Wood regjistroi 31 pikë dhe 13 kërcime në debutimin e tij në Rockets, ndërsa Jae’Sean Tate arriti 13 pikë.