Hungaria tregon pse e pranoi marrëveshjen e ndihmës së BE-së për Ukrainën

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka folur rreth arsyes se pse pranoi marrëveshjen e ndihmës së BE-së për Ukrainën pas kundërshtimeve që i ka bërë.

Orban tha se atij iu ofrua një mekanizëm kontrolli që do të garantonte përdorimin e arsyeshëm të parave, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ai u sigurua gjithashtu se fondet e ngrira të BE-së të destinuara për Hungarinë nuk do të përfundonin në Ukrainë.

Kievi mund të marrë këstin e parë të fondeve që në mars, pasi Parlamenti Evropian të miratojë marrëveshjen.