Humbja e penalltive, Ancelotti merr një vendin që futet menjëherë në fuqi nga ndeshja ndaj Arsenalit

Kylian Mbappe do të bëhet gjuajtësi kryesor i penalltive te Real Madridi, pasi këtë sezon kanë humbur pesë të tilla. 

Sipas Marca, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, ka vendosur të emërojë francezin si gjuajtës të rregullt të penalltive. 

Mbappe do të ekzekutojë penallti për Real Madridin duke filluar nga ndeshja kundër Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Këtë sezon, Real Madridi ka humbur 5 penallti në të gjitha garat, që është rekordi më i keq i skuadrës që nga sezoni 2013/14. 

Gjithsej mbretërit kanë gjuajtur 16 penallti, ku më i sakti është Kylian Mbappe me gjashtë të konvertuar në gol.  

Në ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Valencias ku pësuan humbje me rezultat 2-1, Vinicius Junior nuk arriti të shënonte nga pika e parë, me Giorgi Mamardashvili që priti goditjen e brazilianit me këmbë. 

Real Madridi është në garë për tre trofetë këtë sezon, Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Mbretit.