Humb jetën punëtori indian në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan

Një shtetas indian ka humbur jetën teksa punonte në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, lexohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.