Humb jetën një këmbësorë në rrugën Gostivar-Kërçovë

Një person ka humbur jetën në aksident trafikun që ndodhi sot në mesditë në rrugën Gostivar-Kërçovë. Sipas informatave të SPB-Tetovë, rreth orës 11:30 minuta një kamion ka goditur këmbësorin duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

“Nga lëndimee marra nga goditja në vendngjarje ka ndërruar jetë A.M. 31 vjeç nga Banjica e Poshtme, Gostivar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Polici ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin.