Hulumtim: Kushtet e këqija të motit kanë shkaktuar katastrofë natyrore te një pjesë e madhe të vreshtat në rajonin e Tikveshit

Vreshtaria dhe prodhimi i verës në vend janë ndër degët më të prekura me krizën, por edhe me kushtet e këqija të motit. Kantinat e verës janë plot për shkak të shitjes së ulët, derisa gjendja me të korrat në vitin 2020 nuk janë asgjë më të mira. Vreshtat në rajonin e Tikveshit janë në gjendje të keqe, ndërsa te një numër i madh prej tyre, në disa lokacione, është konstatuar prania e sëmundjes botritis, që negativisht ndikon në cilësinë e rrushit.

Këto janë të dhënat nga hulumtimi, që me nismë të Odës Ekonomike të Maqedonisë e ka bërë Instituti i Bujqësisë nga Shkupi për gjendjen e vreshtave në disa lokacione me vreshta në rajonin e Tikveshit si rajon më i madh i verës në vend.
– Advertisement –

Hulumtimi, siç bëri të ditur Oda Ekonomike, është zbatuar në lokalitetet Ribarc, Manastirec, Kraishtë, Cërveni Bregovi, Disan-Dubrovë, Disan-Saliev Brest, Disan-Veshje, Spopot-Smollnik, Sopot-Kosharishtë, Sopot-Kurijë, Ilo Vilarov ku ka vreshta të llojit vranac dhe smederevkë.

Krahas kësaj gjendje të pavolitshme dhe pranisë së sëmundjes botritis, ekspertët e Institutit të cilët e kanë kryer analizën kanë konfirmuar prani të molës së rrushit që në mënyrë shtesë negativisht ndikon në cilësinë e rrushit në këto lokalitete./MIA