Hulumitm: Raport mes varësisë nga rrjetet sociale dhe ankthit social

SAITI: 48% E PJESMARRËSVE PËRDORIN RRJETET SOCIALE 3-4 ORË NË DITË

Rreth 48 % e qytetarëve të 9 vendeve të Ballkanit përdorin rrjetet sociale 3-4 orë në ditë, 18,5% i përdorin 5-6 orë, 23 % 1-2 orë në ditë, 7 % e tyre përdorin rrjetet sociale 7-8 orë në ditë dhe 3% e tyre mbi 8 orë në ditë. Kështu flasin të dhënat e hulumtimit “RAPORTI MES VARËSISË NGA RRJETET SOCIALE DHE ANKTHIT SOCIAL ” të realizuar nga Shoqata për Edukim dhe Mendim Fettah Efendi në Shkup.

Pjesëmarrësit në hulumtimin “RAPORTI MES VARËSISË NGA RRJETET SOCIALE DHE ANKTHIT SOCIAL ”gjegjësisht 94 përqind e tyre, më së shumti përdorin telefonat celularë, 4% përdorin laptopin ndërsa vetëm 2 % kompjuterin. Rrjetet sociale që më së shumëti përdoren janë instagrami, ëhattsapi dhe snapchati.

ZEHRA SAITI, HULUMTUESE

“Në shkallën e aktit social nuk ka dallime sipas statusit martesor. Ka dallime në shkallën e varshmërisë nga rrjetet sociale dhe ankthit social sipas nivelit të arsimimit. Më konkretisht pjesëmarrësit që kanë përfunduar shkollën fillore janë edhe më të varur nga rrjetet sociale por njëkohësisht kanë treguar edhe nivel më të lartë të ankthit social”

Mesatarja e arritur e varësisë nga rrjetet sociale dhe e ankthit social janë nën mesataret e tyre të pritura, është identifikuar nivel I ulët I raportit mes varësisë nga rrjetet sociale dhe anthit social. Të dhënat e hulumtimit thonë se të martuarit kanë arritur mesatare më të lartë në shkallën e varësisë nga rrjetet sociale, ndërsa në shkallën e ankthit social mesatare më të lartë kanë arritur grupmosha 24-30 vjeç.

MUSA MUSAI, PSIKOLOG

“Brenda ditës pranoj katër kërkesa të fëmijëve apo adoleshentëve që më thonë se I ka kapluar anksioziteti, nuk mund të flejë, nuk mund të koncentrohet ka problem me gjumin. Një i ri 18-vjeçar thotë mezi se flej 15 minuta. A e dini se çka do të thotë kjo? Kjo tregon kërcënimin e jashtëzakonshëm të shëndetit mendor të kësaj gjendje që ne ndoshta do ta kërkojmë shumë në të ardhmen që ta arrijmë nivelin e koncentrimit”

Në hulumtim kanë marrë pjesë 330 pjesëmarrës nga 9 vende të Ballkanit prej të cilëve 52 përqind nga Maqedonia e Veriut, pastaj nga Kosova, Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Kroacia).Prej tyre 24 përqind janë meshkuj, 76 përqind femra, ndërsa përfshihen grupmosha nga 16 deri mbi 30 vjeç, dhe me status social beqarë, të martuar dhe të fejuar. /KlanMacedonia/