Hoxhë Zejneli nga Çamëria që e ndërtoi shkollën afër xhamisë

Molla Zejneli i Biri i Molla Azos (Hamzës) nga Fshati Mazreku i Çamërisë.
Lindi në Mazrek me 1905 dhe ndroj jetë në Margëliç të Patosit të vjetër me 4 korik 1967 .
Shkollën Fillore (Mektebi Iptidai) dhe Paragjimnazi (Ruzhdije) dhe Gjimnazi (Medresen) i kreu në Janinë me 1920 dhe i dinte 7 gjuhë .
Në vitin 1920 largohet nga Çamëria për mos me sherby në shërbimin ushtarak Grek dhe vjen në Avaricë të Delvinës mbasi u vendos në Avaricë të Delvinës nisi të punoj si këpuctar (kundragji) dhe mbasi aty kishte Beun e Fshatit dhe kishte ra në hall për dermanin e vajzës së tij që ishte e prekun nga sihiret dhe Molla Zejneli i ndihmon Vajzës së Beut dhe kështu Beu e pyet si shpërblim qa me të dhan dhe Molla Zejneli lyp me ndërtu një Shkoll afër Xhamisë dhe nxuri deri 65 nxënës dhe qëndroj deri në vitin 1929 dhe me ndihmën e Begut shkon për në vendlindje në Mazrek të Çamërisë.