Hoxha: Pjesëmarrja e Lëvizjes Besa siguroi fitoren për Koalicionin Mundemi

Më lejoni që në emër të Shtabit Qendror Zgjedhor të Lëvizjes BESA, të falenderoi çdo votues i cili edhe në këto kushte të pandemisë COVID19, doli dhe dha votën për Lëvizjen BESA dhe Koalicionin MUNDEMI. Poashtu, falenderoj gjithë strukturat e partisë, prej antarëve të shtabit qendror deri te çdo aktivist për mundin dhe kontributin e dhenë në këto zgjedhje që siguruan fitoren e Koalicionit.

Përfunduam një cikël zgjedhor shumë sfidues, morëm mbi vete një rrezik për të cilin askush nuk guxoj deri më sot, dhe dëshmuam se kemi bërë veprimin e duhur duke u reshtuar në anën e duhur. Ndonjëherë nuk janë me rëndësi numra dhe fitorja, por e rëndësishme është që të jesh në anën e duhur, pra Lëvizja BESA në këto zgjedhje i ka edhe numrat, edhe fitoren dhe është rreshtuar aty ku duan shumica e qytetarëve të vendit, pra në opcionin i cili garanton rrugën e integrimit në BE, zhvilimit ekonomik dhe ndërtimin e shtetit të barabartë për të gjithë, mbi bazën e partneritetit mes shqiptarëve, maqedonasve dhe gjitha bashkësive tjera etnike.

Ne arritëm që të dyfishojmë numrin e mandateve, pra në këto zgjedhje në Kuvendin republikan do kemi 4 deputetë të Lëvizjes BESA. Poashtu shprehim kënaqësinë tonë se pikërisht pjesmarrja jonë në Koalicionin MUNDEMI e bëri diferencën dhe siguroi fitoren. Pa asnjë dyshim, mandati i Koalicionit mes LSDM dhe BESA, do jetë mandat qeveritar në katër vitet e ardhëshme, dhe gjithë angazhimi jonë do jetë i fokusuar për të vazhduar rrugën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe të ruajmë orientimin pro perëndimor të vendit duke u mbështetur te aleatët tonë si SHBA dhe vendet e BE-së.