Hoxha – Mickoskit: Pa shqiptarët nuk mund ta qeverisni shtetin

Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa ka reaguar ndaj deklaratës së liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickoski duke theksuar se ai kështu po pozicionet kundër shqiptarëve.

“Nëse analizon me vëmendje deklaratat e kryetarit të VMRO-DPMNE: njëherë propozimi i modelit të Kushtetutës kroate dhe tani kërkesa e tij për një qeveri te unitetit maqedonas, lë të nënkuptohet se ai po pozicionihet shumë hapur kundër shqiptarëve si populli i dytë më i madh në vend.

Me këtë mendësi politike për të kthyer majorizimin ndaj shqiptarëve në shtet, nuk e di se cilët shqiptarë do ti gjen për të qeverisur vendin në rast se ndonjëherë merr mandatin për qeverisje, a besoj të jetë i vetdijshëm se pa shqiptarët ai nuk mund të qeverisë me shtetin.

Qeveria ka plot gabime që duhet të kritikohet, prandaj opozita maqedonase duhet të fokusohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit shtetëror dhe jo fokus kryesor të ketë se si të shtypë dhe izolojë shqiptarët në vend, gjë që për fat të keq e demostron edhe në komunat ku udhëheqin kuadrot e VMRO-DPMNE.