Hoxha: Mbi 585 mijë fidanë të mbjellë në 2025, këtë vit planifikohen edhe 525 mijë të rinj

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, në shënimin e Dita Ndërkombëtare e Pyjeve ka theksuar rëndësinë e pyjeve si pasuri e përbashkët dhe thelbësore për jetën, klimën dhe të ardhmen.

Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë mbjellë gjithsej 585.531 fidanë të rinj, ndërsa për vitin 2026 janë planifikuar edhe 525 mijë fidanë të tjerë. Sipas tij, këto përbëjnë hapa konkretë drejt rritjes së sipërfaqeve pyjore dhe përmirësimit të mjedisit.

Hoxha gjithashtu theksoi se mbetet prioritet lufta kundër prerjes ilegale të drunjve, e cila, sipas tij, dëmton rëndë ekosistemet dhe pasurinë natyrore.

“Vetëm me përgjegjësi të përbashkët dhe respekt ndaj ligjit mund t’i ruajmë pyjet për brezat që vijnë”, ka shkruar ai.