Hoxha: “E diela ditë jo pune”, javën e ardhshme në seancë të qeverisë

Propozimi që dita e diel të shpallet ditë jo pune, sipas zëdhënësit të Qeverisë Muhamet Hoxha, javën që vjen pritet të gjendet për shqyrtim në seancë qeveritare.

“Ministria për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) është e angazhuar që të parashtroj propozim deri tek qeveria, por siç jeni të informuar ky dikaster është në konsultime me sektorin privat, me odat ekonomike dhe me ministritë tjera, presim që këto konsultime të përfundojnë për një kohë të shpejtë dhe propozimi që dita e diel të jetë ditë jo pune të gjendet në seancë të qeverisë dhe presim që kjotë ndodh javën që vjen”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.