Hoxha: BDI-PDSH, koalicioni i turpit (Video)

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, e ka quajtur koalicion të turpit bashkëpunimin e paralajmëruar mes BDI-së dhe PDSH-së për bashkëpunim në raundin e dytë të zgjedhjet lokale, shkruan gazeta LAJM.

“Komunikimi jonë me Aleancën për Shqiptarët është i vazhdueshëm dhe pas takimit të parë kemi patur komunikime të vazhdueshme dhe unë besoj që ata i kanë të qartësuara dilemat brenda koalicionit se kjo ka qenë edhe një nga hapat që është biseduar. Ne flasim për parime politike, pa hyrë në detaje tjera. Kjo është korniza në të cilën duhet të zhvillohen punët. Gjithë qytetarët qartazi kanë thënë, votuesi shqiptarë kërkon ndryshimin e skenës politike aq më tepër pas një koalicionit të turpshëm mes BDI-së dhe PDSH-së imponohet që më te vërtetë përgjithmonë t’i jepet fund këtyre politikave të vjetra dhe të vijë një gjeneratë e re politikanësh”, tha Hoxha.