Hovenieri shtron darkë falënderuese për pjesëmarrësit e takimit për asociacionin

Një takim tjetër, joformal, me nikoqir ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, ka nisur tashmë, ku temë kryesore diskutimi mbetet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Rezidenca e ambasadorit Jeff Hovenier, në të cilën është shtruar darkë falënderuese, ka pritur sonte ambasadorë të tjerë të akredituar në Kosovë, por dhe përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile, që ishin pjesë e diskutimit të takimit më 31 janar, përcjell klankosova.tv.

Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria Kurti, që ta ofrojë vizionin e saj për asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.