Hovenier vlerëson vendimin e qeverisë për çështjen e Manastirit të Deçanit: Ishte një hap i domosdoshëm

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur para në regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

Hovenier tha se vendimi i sotëm demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe i falënderojmë liderët kosovarë për ta çuar këtë çështje përpara”, shkroi Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë e ka urdhëruar Regjistrin Kadastral të Kosovës që të procedojë tutje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket tokës së Manastirit të Deçanit.