Hovenier takohet me Malajn: Mezi presim të punojmë bashkë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malajn.

Hovenier i uroi mirëseardhje të ngrohtë Malajt, teksa tha se mezi pret që të punojnë bashkë në të mirë të Kosovës.

“Mezi presim të punojmë së bashku ndërsa mbështesim integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, tha Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Malaj është emëruar ambasador i ri në Kosovë, pozitë të cilën deri para pak kohës e mbante Qemal Minxhozi.