Hovenier: ShBA-ja dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja dhe Kosova qëndrojne krah Ukrainës.

Madje, ai e ka ripostuar cicërimën e kryeministrit kosovar Albin Kurti  i cili tha se objekti i Qeverisë së Kosovës ka marrë ngjyrat e flamurit të Ukrainës për të treguar solidarizimin e popullit kosovar.

“ShBA-ja dhe Kosova qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën”, ka shkruar Hovenier në Twitter.