Hoti: Turqia nuk po e ndihmon fare Ukrainën

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu është duke qëndruar në Kosovë, në kuadër të një turi në Ballkan.

E ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paraqitur një grafikon se cilat shtete kanë ndihmuar Ukrainën pas aresionit rus, e në të cilin shihet se Turqia është ajo që e ka ndihmuar më së paku, shkruan Zeri.infi.

Hoti ka thënë se rendi diplomatik po mbrohet nga SHBA-ja dhe vendet evropiane.

“Qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht SHBA-ja. Impresive është mbështetja nga Polonia, si dhe nga vendet e vogla baltike, ku Estonia dhe Letonia kanë kontribuar më shumë se Franca e Italia. Sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë. Turqia nuk është fare në këtë listë.

Rendi demokratik po mbrohet nga SHBA dhe nga vendet evropiane që janë në vijën e frontit, dhe të cilat po e bartin barrën e refugjatëve”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Zëri

 

Image