Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka kritikuar përsëri qasjen e qeverisë Kurti.
Hoti thotë se Qeveria e Albin Kurtit po bën demagogji, ku sipas tij mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhjet.Ai shkruan tutje se kjo qeveri e ka fundin afër, pasi sipas tij me demagoshi nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike.
Shkrimi i plotë:
Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.
Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër.