Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se Qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve që u prekën nga vërshimet e mbrëmshme.




“Janë mobilizuar të gjitha shtabet emergjente lokale, ndërkohë që edhe Policia e Kosovës, Njësitë Profesionale të Kërkim-Shpëtimit dhe Zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie”.
Për fat, me gjithë dëmet materiale, në tërë vendin gjendja është nën kontroll”, ka shkruar ai në Facebook.