Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqit.
Hoti në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se duket se KEK-u paska rrjedhur shumë, njofton Klan Kosova.
“Thonin: ‘E kemi ndalur gjakderdhjen financiare në ndërmarrjet publike’. Duket se KEK-u paska rrjedhur shumë”.
“Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj. Mashtruesit”.
Kujtojmë se Krasniqi është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.




